Vrasja e civilëve në Bucha dhe Irpin, disa prej të cilëve ishin me duar të lidhura pas shpine, përbën gjenocid, kështu ka deklaruar kryeministri polak Mateusz Morawiecki, sipas BBC.
Autoritetet ukrainase zbuluan trupat e rreth 300 civilëve në disa qytete pas tërheqjes së trupave rusë. Morawiecki tha se presidenti rus Vladimir Putin do të ndalet vetëm duke vendosur sanksione më të ashpra.
Polonia mbështet krijimin e një komisioni ndërkombëtar për të hetuar krimet ruse të kryera në Ukrainë. Morawiecki u bëri thirrje vendeve të BE-së që të konfiskojnë pasuritë e oligarkëve rusë duke theksuar se varësia e Gjermanisë nga energjia ruse kishte ndihmuar në fuqizimin e Rusisë.
Kur u pyet për qëndrimin e Hungarisë ndaj Rusisë, Morawiecki tha se fitorja e katërt elektorale e Viktor Orban duhet respektuar dhe se Budapesti mbështet sanksionet.
“Është Gjermania ajo që është pengesa kryesore ndaj sanksioneve”.
/abcnews.al