Vrasja e Caroline, nëna e Babis thyen heshtjen: E takojmë mbesën 5 herë në muaj

schedule08:55 - 16 Shtator, 2021

schedule 08:55 - 16 Shtator, 2021

Nëna e Babis Anagnostopulos, 31-vjeçari që vrau gruan e tij Caroline, në shtëpinë e tyre në Glyka Nera, një krim që tronditi gjithë Greqinë ka thyer heshtjen.

Vajza e Caroline po jeton me gjyshen e saj Susan muajt e fundit dhe familja e autorit e sheh fëmijën për disa ditë, pasi Prokuroria e të Miturve i dha kujdestarinë prindërve të viktimës.

“Siç dikton urdhri i prokurorit, ne e shohim fëmijën tonë 5 ditë në muaj në fund të çdo muaji. Procesi respektohet nga të dyja palët dhe secila familje përpiqet t’i japë kohën që i duhet familjes tjetër ”, thotë nëna e Babis Anagnostopoulos.

Në varrin e Craoline, është hequr mbishkrimi “bashkëshorte”, pasi u zbulua se e reja u vra nga Babis.  “Për nënën dhe vajzën tonë të dashur” tani është shkruar në kujtim të 20-vjeçares.

Nëna e 33-vjeçares nuk e dinte për këtë zhvillim dhe thotë për televizionin Star:  “Nuk e di, nuk kam asgjë për të thënë”.

Kujtojmë se Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në maj. 31-vjeçari u mundua të fshihte krimin e rëndë, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. Pikoti ka pranuar krimin, ndërsa pista ku janë përqëndruar hetimet është se 31-vjeçar vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar të ndaheshin. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!