Vrasja e blogerit rus të luftës Tatarski, e dyshuara kryesore një grua

schedule09:54 - 3 Prill, 2023

schedule 09:54 - 3 Prill, 2023

Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë këtë të hënë ka arrestuar për një grua, e cila është dhe e dyshuara kryesore për vrasjen e blogerit të luftës Vladlen Tatarski.

Mediat e huaja shkruajnë se e akuzuara është identifikuar si Daria Trepova.

Vladlen Tatarsky, emri i vërtetë i të cilit ishte Maksim Fomin, vdiq dje në një shpërthim bombë në një kafene në Shën Petersburg.

Edhe pse Ministria e Punëve të Brendshme nuk përmendi në faqen e saj se ajo ishte e lidhur me vrasjen e Tatarsky, disa media ruse e identifikuan Trepova si të dyshuar për atë vrasje.

Fomin, i cili kishte 560,000 ndjekës në aplikacionin e mesazheve Telegram, ishte një nga blogerët më të shquar të luftës në Rusi, ai ishte ndër ata që mbrojtën fushatën e Rusisë në Ukrainë, ndërkohë që ofroi kritika të ashpra ndaj lidershipit ushtarak të Rusisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!