Vrasja e biznesmenit, vëllai i autorit e mohon të ketë gisht, provat që i “mbyllën” gojën

schedule11:51 - 8 Nëntor, 2021

schedule 11:51 - 8 Nëntor, 2021

Hetimet kanë zbardhur prova të reja për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha i cili u gjet i pajetë dhe i mbuluar me zhavorr në një humnerë në Qafë Mollë në Dajt.

Burimeve për ABC thonë se Pajtim Rrushi ka fshehur makinën e të vëllait, autorit të dyshuar të vrasjes, Fredi Rrushi që mund të shërbente si prove për të mbledhur gjurmët e ADN.

Në deklarimet e dhëna para grupit hetimor Pajtimi nuk ka treguar asgjë për ngjarjen dhe ka mohuar të ketë pasur dijeni për vrasjen. Po ashtu ai ka mohuar qe të kishte lidhje me zhdukjen e makinës së vëllait të tij. Por i vënë përballë pamjeve filmike ai nuk ka pranuar më të flasë.

Por si arriti policia të gjejë provat?

Nga ora 3 e mëngjesit kur ka bërë ekzekutimin, Fredi Rrushi ka marrë viktimën dhe e ka vrarë direkt sipas dyshimeve. Më pas i ka marrë celularin dhe e ka zbritur poshtë pranë shkollës së bashkuar ku dhe e ka hedhur ne tokë.

Lexo edhe: Zbardhet ekspertiza, biznesmeni u vra me dy plumba, shoku që i ngriti kurth “kyç” gojën

Celulari është gjetur nga një taksist i cili e ka shitur në një pikë për tregtimin e celularëve. Pronari i servisit e ka ndezur celularin dhe e ka përdorur për punën e tij. Organi i akuzës e ka gjurmuar celularin dhe e ka gjetur, ndërsa më pas ka marrë dëshminë e taksistit i cili ka rrëfyer se e ka gjetur në rrugë dhe e kishte shitur per 10 mijë lekë. Sipas burimeve gjithçka përkon me pamjet filmike dhe qelizat e celulareve të autorit dhe viktimës.

Kamerat e sigurisë përgjatë zonës kishin fiksuar lëvizjen e Fredi Rrushit drejt Dajtit me mjetin “Passat”. Pak kërkimeve dy ditore me qen, në Qafë Mollë fillimisht u zbulua xhupi me njolla gjaku, e më pas trupi i pajetë i biznesmenit.

Grupi hetimor tashmë ka të qartë edhe itinerarin që Rrushi ka ndjekur nga zona e “3-shit” drejt Dajtit. Fillimisht, ai kishte telefonuar mikun e tij Ruzhdi Hoxhën 4 herë pasditen e 20 tetorit, por ky i fundit nuk i ishte përgjigjur. Më pas kishte marrë një prej personave që ndodhej në tavolinë me Hoxhën. Rreth orës 23:00, Fredi Rrushi kishte shkuar ta merrte atë me makinë. Aty ndodheshin edhe dy persona të tjerë të cilët zbritën nga mjeti. Dy miqtë, Rrushi e Hoxha vazhduan rrugën drejt Dajtit. Pasi kishte kryer krimin, autori i dyshuar ka zbritur nga Qafa e Mollës në orën 3 të mëngjesit, ku kishte hedhur edhe celularin e Hoxhës përgjatë rrugës. Si pistë kryesore të vrasjes, policia ka konfliktet e borxhit dhe parcelat me kanabis. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!