Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e biznesmenit në Lushnje, policia: Tre të plagosur nga atentati, mes tyre dhe një vajzë

schedule22:59 - 23 Gusht, 2021

schedule 22:59 - 23 Gusht, 2021

Policia ka dhënë informacion në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes, ku mbeti i vrarë pronari i “Bar Pedonales” Bledar Muça. Sipas bluve nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe.

“Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.



Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!