LEZHË- Një person nga Lezha është ndaluar nga policia ne lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Mehalla, i njohur edhe si Edmond Hyka ne Elbasan.
Naldo Gjini u ndalua nga policia ne Lezhe dhe me pas iu percoll per veprime hetimore policise se Elbasanit, pasi ka rezultuar se ka perdorur makinen e autoreve.
Per disa ore radhazi, policia po ushtron kontroll në banesën e tij në Lezhë me qëllimin për të gjetur prova ne lidhje me rolin e tij ne ngjarje. Sipas verifikimeve te kryera nga grupi I hetimit, gjini ka përdorur disa dite para atentatit në Elbasan, mjetin ‘Audi’ që u dogj nga autoret pas ekzekutimit te biznesmenit Edmond Mëhalla I cili u qellua pranë kompanisë së tij mbrëmjen e të dielës në Elbasan.
Këqyrja e kamerave te sigurisë nga grupi hetimor ku nxjerre ne pah faktin se autorët janë parë të lëvizin disa herë duke ndjekur me kujdes lëvizjet e biznesmenit qe kishte ne pronësi një karburant dhe nje subjekt makinash me qera. Sipas hetuesve, autorët kanë pasur informacion të saktë për prezencën e objektivit në ambientet e biznesit dhe kanë pritur momentin që ai të dilte nga zyra.
Duke shfrytezuar kete moment autoret kane qëlluar mbi 43-vjeçarin Edmond Mehalla, duke e lene te vdekur ne vend dhe me pas janë larguar me automjetin tip audi ne drejtim te Librazhdit. automjeti që autorët përdorën në ngjarje, rezulton të jenë në pronësi të kompanise se viktimës qe jep makina me qira, ç’ka shton dyshimet për lidhje te autoreve me njerëz brenda kompanisë së Hykës. Një tjetër automjet i cili është lokalizuar ne Durrës nga policia është sekuestruar për ekspertizë të thelluar dhe dyshohet se është përdorur nga autoret për tu larguar.

