Vrasja e biznesmenit, gjykata vendos sot për të arrestuarit babë e bir dhe shokun

schedule10:31 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 10:31 - 15 Dhjetor, 2021

Në Gjykatën Kurbin pritet të  jepen masat e sigurisë për autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli.  Trupa gjykuese do të japë masën e sigurisë për Skënder dhe Llej Lika babë dhe bir si dhe Klejdi Gjexhaj Beleshi që dyshohet se ka ndihmuar autorët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sanxhak të  Laçit më 10 dhjetor ku babë dhe bir dyshohet se i kanë bërë pritë 55-vjeçarit.

Biznesmeni i materialeve të ndërtimit Rakip Roli apo i njohur ndrydhe dhe me emrin Pilot u ekzektua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz Audi Q7 në rrugën e vjetër Laç-Mamurras. Autoret i zunë pritë 55-vjeçarit dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të tij, sapo kishte dalë nga banesa dhe po lëvizte në drejtim të Mamurrasit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!