Policia ka ngritur postblloqe në Elbasan, për të rënë gjurmët e atentatorëve që vranë biznesmenin Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.
Kujtojmë se më herë burime nga Policia e Elbasanit bëjnë me dije se janë shoqëruar deri në orët e para të mëngjesit rreth 10 persona (kryesisht staf i karburantit dhe biznesit tjetër) për të zbuluar detaje nga vrasja e Mondi Mëhallës.
Nga dëshmitë paraprake dyshohet se atentatotët janë larguar nga vendngjarja me një mjet tip Audi të zi në drejtim të Librazhdit.Mehalla sapo kishte dalë nga zyra e tij, në godinën ku ndodhen bizneset dhe banesa e nënës së tij u qëllua me dy plumba në kokë dhe 1 në gjoks duke humbur jetën në vend./abcnews.al

