Vrasja e biznesmenit, dy persona në këmbë i dolën para dhe “zbrazën” kallashin, makina ra në kanal

schedule09:23 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 09:23 - 10 Dhjetor, 2021

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e biznesmenit Rakip Roli rreth 55-vjeç mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit. Dy persona që kanë qenë duke lëvizur në këmbë i kanë dalë përpara automjetit që drejtohej nga viktima, dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri plumbash.

Si pasojë e plagëve Roli ka humbur kontrollin e automjetit. Fillimisht ai është përfshirë në aksident me një automjet tjetër dhe më pas ka përfunduar në një kanal pranë zonës ku ka ndodhur ekzekutimi.

Shiko edhe: PAMJET/ Ekzekutorët u siguruan që “Piloti” të mos mbetej gjallë, Audi “shoshë” nga plumbat

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar. Policia po punon për kapjen e autorëve të vrasjes. Blutë bëjnë me dije se në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!