Vrasja e babait në Durrës/ Flet avokatja: Vajza mori përsipër fajin, do merren sërish në pyetje nga Prokuroria

schedule13:16 - 26 Shkurt, 2024

schedule 13:16 - 26 Shkurt, 2024

Avokatja e caktuar nga shteti për Hygerta dhe Amarildo Metën, të cilët kanë vrarë babain, ka deklaruar për gazetarin Leonidha Musai, se vajza e ka marrë përsipër fajin.

Ajo ka thënë se ka pasur ndryshime në vërtetësinë e ngjarjes, pasi në fillim e pranoi vajza, pastaj djali i madh dhe më pas sërish vajza.

“Të vërtetën nuk mund ta them unë, pasi janë ende duke u kryer hetimet. Ata dhanë deklarimet e tyre dhe gjykata caktoi masën arrest me burg. Ka pasur ndryshime, një herë e pranoi Hygerta dhe më pas vëllai, më pas sërish Hygerta. Ata do merren sërish në pyetje nga Prokuroria. Unë jam njohur me dosjen hetimore duke qenë se ka qene dhe një ngjarje e njohur në publikë”, u shpreh avokatja.

Kujtojmë që Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Hysen, Hygerta dhe Amarildo Metën, të cilët vranë babanë dhe më pas e groposën në një kasolle pranë banesës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!