Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Astrit Kalasë/ Sula në “Real Story”: Gjuha e politikës ndikon në nxitjen e akteve të dhunës

schedule20:33 - 8 Tetor, 2025

schedule 20:33 - 8 Tetor, 2025

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në “Real Story” në ABC News u ndal te vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje me tre plumba në sallën e gjyqit, te Gjykata e Apelit.

Ai theksoi se konflikti për pronën në Shqipëri i ka rrënjët e thella në shoqërinë tonë dhe politika ka kusuret e veta në këtë “plagë sociale”. Sipas tij, familjet në pallatin ku pretendohej pronësia nga palët janë strehuar nga Bashkia Shkodër.

“Ato nuk kanë hyrë si pushtues aty, kanë hyrë të strehuar nga Bashkia e Shkodrës. Duhet ta shohim gjenezë. Ka shkak dhe pasojë. Nuk ka asnjë pasojë, pa shkak.

Dy momente ka Shqipëria të pushtimit jonormal; njëri është në 1945 që hoqën ekonomistët, pronarët dhe i nxirrnin nga shtëpitë, pastaj në 1990 pushtimi i dytë në këtë lloj forme dhe pjesa që  bashkoi këto pushtime, ishte ajo që në të dyja rastet u cenua prona private”, tha ai.

Ai theksoi se edhe gjuha e politikanëve, sulmet e tyre ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nxisin dhunë dhe akte të tilla, që përfundojnë me humbje jete.

“Është e turpshme, që pas 35 vitesh thuhet ende ish-pronarë, pushtuesit janë pronarë. Dy palët që shkojnë atje dhe thonë që kemi të drejtë.

Në momentin që drejtësia filloi t’i kruajë koren politikës, politika çfarë po bën, po e transferon të gjithë problemin te drejtësia duke thënë se ajo është problemi, s’e ka politika, s’e ka ekzekutivi, as legjislativi

Për sa kohë kryeministra, deputetë,  ministra dhe gjithçka tjetër, njerëzit që presupozohet që janë njerëz me një staturë, formim, kulturë, bëhet kjo lloj gjëje, imagjino te një person me prirje kriminale.”, tha ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!