SHQIPËRI- Portugezi Ruben Saraiva, i cili dyshohet si personi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulajn në prill të këtij viti, është ekstraduar nga Maroku në Shqipëri.
Ai ka mbërritur paraditen e kësaj të diele në Aeroportin e Rinasit.
Portugezi u arrestua në maj dhe ka qëndruar i burgosur në Marok. deri sa autoritetet dhanë dritën jeshile për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
ABC News, të shtunën publikoi një foto të portugezit në Marok, i cili iu dorëzua ekipi të policisë shqiptare.
Ai do të përballet me drejtësinë shqiptare me akuzën e vrasjes dhe grup i strukturuar kriminal/ n.m. abcnews.al