Vrasja e Ardian Nikulaj në Lezhë, arrestohen në Angli 3 nga 6 personat e akuzuar

schedule12:13 - 29 Prill, 2023

schedule 12:13 - 29 Prill, 2023

Tre nga 6 personat e kërkuar nga policia shqiptare për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin janë arrestuar në Angli.

Burime zyrtare nga grupi hetimor thanë për ABC News se ata janë Edmond Haxhia, i dyshuar si porositës dhe financues i vrasjes së Nikulajt, si dhe dy britanikët Stephen Hunt dhe Thomas Mithan.

Për këta dy të fundit, policia në vendin tonë dyshon se janë persona që kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e biznesmenit duke qëndruar në hotelin e tij si turistë.

Fillimisht tre të arrestuarit pritet të dalin përpara gjykatës në Londër për t’u vlerësuar masa e sigurisë dhe për t’i hapur më pas rrugën ekstradimit drejt vendit tonë për t’u përballur me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim si pjesë e një grupi kriminal.

LEXO EDHE: “Autori ishte i vetëm, qëlloi 7 herë”/ Detaje nga vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin

Operacioni për kapjen e tyre është koordinuar nga Policia e Shtetit shqiptar nëpërmjet një oficeri kontakti që ndodhet në Angli dhe më pas kanë kërkuar bashkëpunimin e policisë vendase.
Tashmë, në kërkim vijojnë të jenë ende 3 persona të tjerë. Ekzekutori portugez Ruben Saraiva dhe 2 anglezët, Harry Simson dhe Harriet Bridgeman.

Ardian Nikulaj u vra mesditën e 11 prillit Brenda biznesit të tij. Pak orë pas ngjarjes autorët u larguan jashtë vendit nga aeroporti i Rinasit, ndërsa vrasësi portugez u largua drejt Greqisë nga pika kufitare e Kapshtica.

Sipas policisë, biznesmeni 51 vjeçar u vra për motive gjakmarrje.

Ngjarja ka ndodhur me 19 prill në ambientet e lokalit të 50 vjeçarit, në momentin që ai ka qenë duke konsumuar kafen, një person i është ofruar dhe e ka qëlluar 7 herë me pistoletë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!