Vrasja e Aldi Ramës, efektivi Myrteza Mehmeti pritet të përballet me drejtësinë për “kryerjen e veprimeve arbitrare”

schedule11:06 - 4 Nëntor, 2022

schedule 11:06 - 4 Nëntor, 2022

Efektivi i policisë së Lezhës Myrteza Mehmeti do të përballet me drejtësinë për akuzën e Kryerjes së Veprimeve Arbitrare. Sipas akuzës së ngritur, Mehmeti ka kryer veprime arbitrare gjatë arrestimit të 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili u vra nga policia pasi kishte qëlluar për vdekje oficerin e policisë Saimir Hoxha në shtator të vitit të shkuar.

Dosja ndaj efektivit të policisë ka kaluar për gjykim në themel nga gjykatësi Ilir Perdeda pasi ishin zhvilluar më herët disa seanca paraprake dhe prokurori Francesk Ganaj ka depozituar provat e grumbulluara për rastin

Myrteza Mehmeti ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij, por sipas prokurorisë është provuar keqtrajtimi i 21-vjeçarit Aldi Rama gjate momentit të kontrollit ndaj të riut.

Kallëzimin e kishte bërë vetë 21-vjeçari Rama para se të kryente vrasjen e oficerit të policisë duke pretenduar se ishte dhunuar e keqtrajtuar nga policia ndërsa ishte ndaluar me lëndë narkotike dhe një armë të ftohtë.

Hetimet janë kryer për 3 efektivë që kanë qenë pjesë e patrullës në ditën e ngjarjes, por vetëm për Myrteza Mehmetin prokuroria pretendon se ka siguruar prova që e ngarkojnë efektivin e policisë me veprën penale për të cilën akuzohet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!