Tre persona u arrestuan nga Policia e Vlorës si autorë të dyshuar të vrasjes së kryetarit të Njësisë së Administrative Kotë. Sipas policisë njëri prej tyre është Arif Bejtaj, 19- vjeçari i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit të djeshëm.
Ndërsa dy të tjerët Jaçe dhe Namik Bejtaj, përkatësisht 22-vjeç dhe 30-vjeç. Të tre këta persona janë banues në fshatin Mavrovë. Gjithashtu është shpallur në kërkim nga policia Mersin Bejtaj 32-vjeç, banues në Vlorë.
Këta persona, sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin për motive të dobëta dy vëllezër.
Por pas ndërhyrjes për të shuar këtë konflikt, u qellua me plumb Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka, i cili humbi jetën me pas ne spital. Materialet në ngarkim të 3 personave te arrestuar iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”./ABC News Albania 24/7