Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, Nano: Autori u kontrollua për vjedhje 5 ditë para ngjarjes

schedule12:16 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 12:16 - 1 Dhjetor, 2021

Klodian Çalamani ishte kontrolluar nga policia vetëm 5 ditë para vrasjes së 8 -vjeçarit Mateo, pasi kishte informacione se ai mund të kishte kryer një vjedhje. Ai kishte rezultuar pa probleme dhe kështu ishte lënë i lirë. Megjithëse që kur kishte dalë nga burgu, Çalamani ishte hetuar për vjedhje në banesa, sipas Drejtorit të Policisë, Gledis Nano, ky person nuk kishte bërë krime të tjera.

Pavarësisht kontrolleve të vazhdueshme të policisë, Çalamani nuk nguroi që të vriste me kazmë 8-vjeçarin në Fier, ngjarje kjo që tronditi të gjithë opinionin publik.

“ Çalamani nuk ka qene jashtë vëmendjes se është kontrolluar dhe verifikuar nga policia. Ky person ka qenë i arrestuar dhe i dënuar për heqje lirie. Pas daljes së tij, nuk ka pasur informacione lidhur me tendencën e tij kriminale. Informacionet për të kanë qenë për vepra penale në fushën e vjedhjes. Klodian Çalamin është verifikuar disa herë 19.05.2021. 09.07.2021. të gjitha këto janë të dokumentuara. 13.08.2021 është kontrolluar. 22.09.2021 është kontrolluar. Me datë 11 nëntor ka qenë informacioni i fundit për vjedhje. Ngjarja është kryer më 16.” tha Gledis Nano. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!