Vrasja e 77-vjeçarit në Memaliaj, i biri: Më kërkoi të mos i flisja një vajze

schedule14:10 - 3 Shtator, 2019

schedule 14:10 - 3 Shtator, 2019

Kërkesa e të atit për të mos e ngacmuar një vajzë bashkëfshatare, e acaroi Arjan Shahajn nga Memaliaj deri në pikën që goditi për vdekje babanë. 35 vjeçari ka rrëfyer krimin gjatë marrjes në pyetje në polici.

Të hënën qëlloi babain me sëpatë në kokë, por Arjan Shahaj nuk ka treguar asnjë pendesë.

“Doja ta trembja, jo ta vrisja”, u tha hetuesve 35 vjeçari, i cili nuk e goditi Iljaz Shahajn një herë, por tre herë, derisa 77 vjeçari vdiq në vend.

Babë e bir ishin duke përgatitur dushkun që kishin mbledhur në pyll. Më pas do ua jepnin kopesë sëe dhive.

Në bisedë e sipër prindi i kishte kërkuar djalit ta linte të qetë një vajzë, banorë në të njëjtin fshat.

Familjarët e saj ishin ankuar tek plaku. Në këtë moment i riu i ka kërkuar të mos e vazhdonte më atë bisedë.

Por kur Shahaj i vjetër i rihapi ankesën, erdhi dhe momenti fatal. I biri rrëmbu sëpatën dhe e sulmoi.

Pas krimi u fut në shtëpi dhe i kërkoi kunatës para me preteksin se do të shkonte tek motra në Tiranë.  U vesh me rroba teë reja dhe u largua.

Të parët që e gjetën viktimën të mbuluar me gjak ishin fqinjët. I gjithë fshati Shalaj i Memaliajt u vu në alarm.

Pas 3 orësh policia arriti në gjurmët e agresorit, i cili u kap kur po hipte në një furgon me targa të Fierit drejt kryeqytetit.

Ky person më parë ka bërë 7 vjet burg për plagosjen e një shoku të tij.

Policia njoftoi se Arjan Shahaj kishte shfaqur probleme mendore, dhe aktualisht është vendosur nën efektin e qetësuesve, i izoluar në praburgimin e Gjirokastrës. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!