Vrasja e 62 vjeçarit në Durrës/ Mohon përfshirjen, detajet që “tradhtuan” Edison Brahaj, shokun e 30 vjeçarit që hodhi të atin në pus

schedule11:34 - 6 Shtator, 2024

schedule 11:34 - 6 Shtator, 2024

Detaje të tjera dalin në dritë nga ngjarja e ndodhur në fshatin Shënavlash në Durrës, ku 30 vjeçari Esmerald Balla vrau të atin Enver Balla dhe më pas e hodhi në një pus. Në pranga si bashkëpunëtor ka rënë dhe shoku i 30 vjeçarit, Edison Brahaj, i cili ka mohuar se ka pasur gisht në këtë ngjarje.

Megjithatë, sipas raportimeve të gazetarit Leonidha Musaj, policia ka gjetur gjurmë të gishtërinjve të Brahajt në kufomën e 62 vjeçarit si edhe në automjetin që kanë përdorur për ta transportuar drejt vendit ku ndodhej pusi. Sipas tij, janë zbuluar edhe mesazhe që dëshmojnë bashkëpunimin mes tyre.

“Në fakt policia e Durrësit ka prova që ky person është bashkëpunëtor me Esmeraldin pasi janë gjetur shenja jo vetëm te kufoma por edhe në automjetin, të cilin familja Balla e përdorte për biznesin e tyre të përditshëm. Disa mesazhe janë gjetur në telefonin e autorit 30 vjeçar, megjithëse janë fshirë nga telefoni por ka qenë hetuesit kibernetike që i kanë rikthyer sërish për të zbuluar se ka pasur komunikime të herëpashershme mes Edisonit dhe Esmeraldit. Prandaj dhe policia ka dyshime të forta që këta dy persona kanë bashkëpunuar jo vetëm në transportimin e kufomës por edhe më pas se si do të veprojnë.”, raportoi gazetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!