Autori i vrasjes së 57-vjeçarit Gëzim Saraçi në Gjirokastër është arrestuar nga policia. Ai është Mihal Thimjo, 33-vjeç nga fshati Derviçan në Gjirokastër.
Abcnews.al mëson se ai është arrestuar gjatë orëve të natës, teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij në një rrugë nacionale.
Viktima u gjet i pajetë në orët e pasdites së djeshme në një automjet kamionçinë me të cilën dyshohet se po udhëtonte bashkë me autorin.
Mes tyre mësohet të ketë ndodhur një konflikt i çastit dhe më pas autori e ka qëlluar Saraçin me mjete të forta e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë./abcnews.al
.