Vrasja e 41-vjeçarit në Vlorë, reagon policia: Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit

schedule23:08 - 9 Shtator, 2023

schedule 23:08 - 9 Shtator, 2023

Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më mbrëmjen e sotme në qytet ku u ekzekutua me armë zjarri, 41-vjeçari me dy emra, Leartiad Keka (Lekaj).

Kryekomisari, Gazmend Shehu është shprehu për mediat, se policia po heton ngjarjen dhe ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit për të kapur dhe arrestuar autorët.

Pak minuta pas ngjarjes, policia gjeti të djegur një automjet tip “Audi A6”, i cili dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Viktima ka qenë i dënuar në vitin 2005 me 10 vite burg për vjedhje me pasojë vrasje kryer në bashkëpunim, por nuk dihet nëse kjo ka lidhje me ngjarjen e sotme.

Njoftim i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Laert Keka., 41 vjeç.

Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!