Vrasja e 42-vjeçarit në Vlorë, çfarë u gjet në makinën e djegur nga autorët

schedule08:02 - 3 Qershor, 2021

schedule 08:02 - 3 Qershor, 2021

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mesnatën e të mërkurës në Vlorës, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Shkëlzen Velaj.

Lexo edhe: Dinamika e vrasjes në Vlorë, e ndoqën nëpër shkallë, iku me vrap, por s’i shpëtoi kallashit

Abcnews.al mëson se në makinën e cila është braktisur dhe më pas është djegur nga autorët, është gjetur një armë kallashnikov që dyshohet të jetë arma e krimit.

Ndërkohë policia ende nuk ka arritur të bëjë të mundur zbardhjen e kamerave të sigurisë së katit të 5 ku banonte viktima, Shkëlzen Velaj.

Kujtojmë se 42-vjeçari ishte duke hyrë në banesë, kur ka vënë re se po ndiqej nga një makinë e dyshimtë.

Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u në katin e 5 të pallatit ku banonte. Kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij.

Plumbat në drejtim të 42 vjeçarit kanë qenë nga një distancë e afërt.  Në trupin e Velaj është lëshuar një karikator automatiku, që i kanë kushtuar jetën 42 vjeçarit. Sipas policisë 35 vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 apo më shumë persona.

Autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Risili pranë “bay passit” ku kanë braktisur makinën tip BMW pa targa dhe e kanë djegur ndërsa janë larguar në drejtim të paditur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!