Getinjo ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë që tronditi Kosovën, ku 35 vjeçarja shtatzënë Hamide Magashi u vra nga ish burri i saj, Sokol Halili në oborrin e maternitetit në Prishtinë.
Ai shprehet se duhet të marrim një mësim nga kjo ngjarje për ta dashur njëri-tjetrin dhe për të jetuar të lirë.
“Unë po nihna keq për 3 shpirta që mbrenda 2 ditëve e lanë këtë jetë! Mos i raftë kujt me pas kësi ndodhi në familje ose në rreth. Ja mori jetën gruas, fëmiut, vetes! Shkurt me i ra tragjedi për farefis dhe për komb! Shpresoj me marr mësim nga këto ndodhi dhe mu dasht me njani tjetrin dhe me jetu të lirë me njani tjetrin!
Nëse gëzohemi që e ka mbyt veten vrasësi atëherë jemi dhe ne vrasës! Ligji duhet të funksionojë dhe dënimet e merituara duhet të zbatohen fuqiqësh, Mirë mbetshi”, ka shkruar reperi.
/abcnews.al