Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në banesën e Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Murseli.
Mediat në Kosovë kanë ndarë disa pamje nga aksioni i policisë në banesën e biznesmenit.
Ndërkohë ditën e nesërme raportohet se Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla do të dalin nesër para gjykatës.
Murseli i cili është bashkëshorti i të ndjerës dyshohet se ka porositur vrasjen e saj, duke e paguar 30 mijë euro një person që ta kryejë krimin.
/abcnews.al/