Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Etleva Kurtit, e cila u gjet e vrarë në banesën e saj. Burime për Abc News bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje. Etleva është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Buçit në një market në vitin 2018.
Kjo është pista që po verifikon për momentin policia por nuk përjashton as konfliktet e tjera që vëllai i 31 vjeçares ka pasur më herët edhe me persona të tjerë. Vladimir Kurti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Tiranës, i shpallur fajtor për grabitjen dhe Agim Buçit në zonën e Kamzës.
Bashkëpunëtori i tij, Ruxhi Hoda u dënua me 26 vite burg. Gjatë përleshjes me pronarin e marketit, në tentativë për të grabitur xhiron ditore, autorët qëlluan me armë Agim Bucin duke i shkaktuar vdekjen ndërsa plagosën gruan e tij Merita Buci. Gjithë ngjarja ndodhi në sy të fëmijës 6 vjeç të çiftit. /abcnews.al