Vrasja e 30-vjeçarit, eksperti i Kriminalistikës: E mirëorganizuar. Autorët, mund të jenë vrasës me pagesë

schedule23:47 - 14 Janar, 2025

schedule 23:47 - 14 Janar, 2025

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ndërsa foli për atentatin në Vlorë ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Kristian Marku, tha se e gjithë ngjarje, tregon se gjithçka është e mirëorganiuar.

Gjatë intervistës në “Ora e Fundit”, në ABC News, eksperti gjithashtu ngriti shqetësimin lidhur me këto ngjarje që tronditën vendin, eksperti u shpreh se rrezikshmëria mbetet edhe më e lartë pasi vrasja ndodhi në autostradë kur mjeti ishte në lëvizje gjë që mund të kishte shkaktuar edhe viktima të tjera.

“Kemi parë që studiojnë mirë mungesën e kamerave. Një ngjarje që ndodh në autostradë, dhe mund të kishte edhe viktima të tjera të pafajshme. Kjo e bën edhe më të rrezikshme. Mund të themi që janë vrasës me pagesë që dinë se si ta bëjnë këtë punë. Pasi duket se njohin shumi mirë edhe vendin sepse kanë ditur edhe se si të largohen  dhe i kanë dhënë flakën makinës. pra ose e kanë studiuar mirë terrenin ose kanë pasur një person brenda në makinë që i ka orientuar”, tha ndër të tjera ai.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!