Vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha, ish-oficeri: Polici i dytë më fajtor se i pari

schedule19:27 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 19:27 - 16 Dhjetor, 2020

Ish oficeri i policisë Krenar Ahmeti në një intervistë për Radarin Informativ në ABC ka komentuar vrasjen e 25 vjeçarit një javë më parë në vendin tonë.

Ahmeti gjatë bisedës së tij me gazetaren Jonida Shehu është shprehur se atë natë faj kanë pasur të dy punonjësit e policisë.
Sipas tij polici i dytë është më fajtor se ai që ka shkaktuar vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.

Zemra dhe shpirti na ka ngel aty ku kemi dhënë rininë, donim ti jepnin shpirtin vendin ku jemi. Unë nuk kam armiq përballë por kundërshtarë, e njëjta gjë ka ndodhur dhe atëherë tek kamioni dhe unë kurrë nuk do të prekja një qytetar që proteston. Ne nuk kemi provokuar turmën por kemi menaxhuar situatën siç e menduam. Kemi ndjek procedurat standarte dhe më mirë të sakrifikohesha unë sesa një qytetari, policia rreh dhe me pambuk, nuk duhet karriera e krenarit para jetës së qytetarët. Policia ka qenë është dhe do të jetë sanduiç mes forcave që përplasen. 

Në jetën time nuk më ma thënë askush dhe nuk më kanë dhënë urdhër politik, ato që më kanë dhënë detyrat ka qenë ligji dhe vetëm ligji. Unë kam qenë shef në pozicionin që kam qenë. Asnjëherë një person nuk mund të thotë se vrau, por policia neutralizon.

Atë natyrë ka qenë një mosvlerësim i efektivit ë sigurisë publike, veprimi në dinom i të dy shokëve por të kishin qenë të dy brenda perimetrit të sigurisë, faj ka dhe shoku tjetër që ai ka kaluar caqet profesionale. Fajtor është polici i dytë që e ka lënë me rrëshkit këtë të parin. Çështja e përvojës, e menaxhimit të sistemit endokrizë dhe emocional”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!