Vrasja e 19-vjeçarit në Selanik, arrestohen katër persona të tjerë

schedule19:31 - 6 Shkurt, 2022

schedule 19:31 - 6 Shkurt, 2022

4 persona të tjerë janë arrestuar për vrasjen brutale të 19-vjeçarit Alkis në Selanik. Sipas mediave greke deri më tani janë lëshuar gjithsej 10 urdhër arreste. Konkretisht në kërkim ndodhen edhe 6 të tjerë.

Mes personave të kërkuar është edhe një i ri shqiptar, i cili sipas të dhënave doganore ka mundur të hyjë në territorin e Shqipërisë vetëm pak orë pas krimit të ndodhur në Selanik. Në qeli ndodhet një tjerë shqiptar 23-vjeçar i cili akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen brutale të të riut grek.

Nga dhjetë të dyshuarit që ditën e parë tre ishin me origjinë shqiptare , një me origjinë gjeorgjiane dhe gjashtë grekë.

Sipas mediave, Alkis ra viktimë e dhunës pasi ndodhej në vendin dhe në kohën e gabuar. Grupi i shqiptarit ishte në kërkim të kundërshtarëve në momentin kur u përballën me 19-vjeçarin dhe miqtë e tij.

Kur i pyetën se për kë skuadër bëjnë tifo, ata dhanë përgjigjen e gabuar dhe mes tyre nisi një përleshje që përfundoi me vrasjen e 19-vjeçarit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!