Vrasja e 19-vjeçarit në Greqi, ky është “athinasi” që u dorëzua në polici

schedule21:20 - 8 Shkurt, 2022

schedule 21:20 - 8 Shkurt, 2022

Mediat greke kanë publikuar foton e 25-vjeçarit grek nga Athina që u vetëdorëzua në polici pas vrasjes së 19-vjeçarit grek Alkis.  Alexandros Velalopoulos, banues në Athinë, jetonte vitin e fundit në Selanik dhe punonte si korrier.

Ai ishte fshehur në shtëpinë e një shoku pas vrasjes së 19-vjeçarit.  Sipas informacioneve i riu ka qenë në kontakt me nënën e tij ka qenë ajo që i kërkoi të dorëzohej.

25-vjeçari Alexandros Velalopoulos, i quajtur ndryshe edhe “athinasi”, konsiderohet nga autoritetet si huligan i PAOK-ut.

Menjëherë pas sulmit vdekjeprurës ndaj Alkisit, 25-vjeçari është zhdukur dhe ka gjetur “strehë” në një shtëpi të miqve të tij. Policia e cila po heton rastin, dyshohet se kishte arritur në “gjurmët” e tij, pasi kishte gjetur vendndodhjen e celularit të tij.

Mirëpo ai është dorëzuar tek autoritetet pas kontaktit me nënën e tij, Valentinën, e cila i ka kërkuar të paraqitet dhe të dorëzohet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!