Një i ri që pretendon se ishte në makinë me 17-vjeçarin Nael Merzouk kur u qëllua dhe u vra nga një oficer policie gjatë një kontrolli të martën e kaluar, ka treguar saktësisht se çfarë ndodhi në incidentin e përgjakshëm që shkaktoi trazira mbarëkombëtare në Francë.
Sipas Sky News, i riu, i cili postoi mesazhin e tij në rrjetet sociale, thotë se dëshiron që të merret vesh e vërteta pasi shumë gënjeshtra po qarkullojnë për incidentin që ndodhi në Nanterre, një qytet i vogël në periferi të Paris, mëngjesin e 27 korrikut.
An audio message circulating online claims to be a friend of Nahel describing the events leading up to and after the fatal traffic stop
In the aftermath, violent protests have spread throughout France with people setting cars alight and ransacking shopshttps://t.co/3v5FHbVV8m pic.twitter.com/b6s4NyQJ91
— Sky News (@SkyNews) July 1, 2023
Duke premtuar se do të tregojë historinë “nga A në Z”, i riu shpjegon në video se miqtë e kanë marrë hua Mercedesin dhe vendosën të lëvizin nëpër Nante, “pa konsumuar as alkool e as drogë”.
Teksa po lëviznin në korsinë e autobusit, kanë vënë se po ndiqeshin nga policia. Më pas, një oficer policie iu afrua xhamit të makinës, i tha Naelit të hapte dritaren dhe më pas i tha atij “fik makinën ose do të të qëlloj”.
I riu pretendon se më pas oficeri ka goditur Naelin me dorezën e armës. Më pas mbërriti polici i dytë dhe gjithashtu goditi Naelin në të njëjtën mënyrë.
Shoku i Naelit vazhdon duke thënë se polici i parë i drejtoi armën Naelit dhe i tha: “Mos lëviz se do të të fus një plumb në kokë. ”
Oficeri i dytë i tha “gjuaj”, sipas dëshmisë së mikut të Naelit.
Më pas u pasua nga një tjetër goditje ndaj Naelit nga oficeri i parë i policisë me dorezën e armës, që rezultoi që 17-vjeçari të hiqte këmbën nga frena dhe makina të ecte përpara.
Më pas oficeri i dytë qëlloi, kështu që Naeli vuri këmbën e tij te pedalja e gazit. Në videon që bën xhiron e rrjetit, i riu shpjegon se “pa shokun e tij duke vuajtur” pasi u godit nga një plumb.
“Kisha frikë. Dola nga makina. Mendova se do të më qëllonin edhe mua, ndaj ika”.
“Jam i tronditur nga ajo që ndodhi para meje, me shokun tim”, shton i riu.
Varrimi i 17-vjeçarit Nael do të bëhet sot. Gjithsej 1311 persona u arrestuan mbrëmë në Francë, incidenti i katërt radhazi i dhunshëm që nga vdekja e adoleshentit.
Punonjësi i policisë që qëlloi dhe vrau Naelin është akuzuar për vrasje me dashje, njoftoi prokuroria.
/abcnews.al