Vrasja e 16-vjeçarit në Gramsh, flet avokati i njërit prej të rinjve: Jam i autorizuar nga prindërit e tij

schedule13:05 - 20 Maj, 2023

schedule 13:05 - 20 Maj, 2023

Pas vendimit të Gjykatës së Elbasanit për 4 të rinjtë e Gramshit të akuzuar për vrasjen e Fatjon Bicit dhe plagosjen e kushuririt të tij Marko Licit, ka folur avokati i njërit prej të miturve.

Ai ka thënë se është i autorizuar nga prindërit e 15-vjeçarit për të dhënë një deklaratë. Ata janë solidarizuar me dhimbjen e prindërve të viktimës dhe i urojnë shërim sa më të shpejtë të plagosurit.

“Unë përfaqësoj të miturin Xhonatan Çekrezin dhe në fakt jam i autorizuar nga prindërit e këtij të mituri për të dhënë një deklaratë shumë të shkurtër lidhur me çështjen. Solidarizohem jo vetëm si avokat, jo vetëm si qytetarë, por mbi të gjitha edhe si përfaqësues i Leonidhës, së atit të Xhonatanit dhe bashkëshortes së tij, me dhimbjen e jashtëzakonshme të prindërve të të miturit që nuk jeton më, njëkohësisht i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe të plagosurit të mitur që ndodhet në regjim spitalor”, u shpreh ndër të tjera avokati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!