Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, shtyhet seanca për 4 të miturit e akuzuar

schedule15:04 - 28 Shkurt, 2024

schedule 15:04 - 28 Shkurt, 2024

Është shtyrë për në datën 18 mars, seanca ndaj 4 të miturve të akuzuar për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici, ngjarje e ndodhur në maj të 2023 në Gramsh.

Shkak është bërë mosparaqitja e avokatëve mbrojtës të viktimës.

Autori Orgito Çarçiu rrezikon deri në 12 vite burg. Vendim pritet edhe për Ergi Karaj, Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi.

Vrasja e Fatjon Bicit ndodhi në 16 maj pranë një shkolle në Gramsh, ku një grup djemsh kishin ardhur nga një zonë tjetër për të sqaruar një konflikt banal që kishin pasur më herët.

Por debati agravoi në përplasje fizike mes tyre, ku Bici u plagos me thikë dhe ndërroi jetë më pas në spital./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!