Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh/ Prokuroria kërkon mbi 30 vite burg për autorin e ngjarjes dhe bashkëpunëtorët

schedule10:36 - 17 Prill, 2024

schedule 10:36 - 17 Prill, 2024

Është mbajtur këtë të mërkurë seanca e radhës ndaj adoleshentëve të Gramshit, ku Prokuroria kërkon mbi 30 vite burg për autorin e ngjarjes dhe bashkëpunëtorët.

Prokuroria dha pretencën për 4 te miturit, ku u kërkua 12 vjet burg për Orgito Çarçiu, i cili është i dyshuar si autori i vrasjes së 15 -vjeçarit, Fatjon Bici. Gjithashtu prokuroria kërkoi nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunëtorët e tij.

Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit qe parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur. Por gjykata më herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët. Çka do të thotë se do të jetë gjykata që do të llogarisë më tej dënimet e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!