Gjykata e Korçës ka dhënë masën për të arrestuarit për vrasjen e 14-vjeçarit në Pirg të Maliqit.
Për autorin është dhënë masa arrest në burg, bashke me babain dhe xhaxhain, për 4 te miturit” detyrim paraqitje” nen mbikqyrje te prinderve.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë e së premtes ranë në prangat e policisë, autori i dyshuar 14-vjeçari E.Guri. Policia arrestoi gjithashtu babain dhe xhaxhain e autorit, Edison Guri dhe Roland Guri, pasi sipas policisë pastruan gjurmët dhe fshehën thikën me të cilën 14-vjecari kreu krimin.
Në pranga ranë 4 të mitur të tjerë të pranishëm në konflikt pasi me dëshminë e tyre tentuan të mbulonin ngjarjen, si dhe një 34 vjeçar i identifikuar si Flori Çela pasi ndihmoi autorin të largohej nga vendngjarja. Ndaj të miturit Guri rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt.
Konflikti mes viktimës dhe Gurit nisi një vit më parë, ndërkohë që situate agravoi të premten ku viktima kishte shkuar të qethej në berberhanen e fshatit aty ku kishte hasur autorin.
Ndërkohë, në rrjetin social TikTok, autori i vrasjes postonte video me armë, duke sjellë në fokus rastet e të miturve që paralajmërojnë të tilla fatalitete. / abcnews.al /

