Seriali Jeffrey Dahmer, i cili është bërë një fenomen në të gjithë botën, rriti interesin për historitë e vrasësve serialë, ndërsa një përdoruese e TikTok-ut ekzaminoi shenjat e tyre të horoskopit. Duke ekzaminuar rreth 500 vrasës serialë dhe horoskopët e tyre, përdoruesja gjeti informacione shumë interesante.
Duke deklaruar se janë vetëm 4 shenja në listën që përfshin vrasës serialë si Mary Bell, George Chapman, Ed Gei dhe Richard Ramirez, përdoruesja e TikTok-ut deklaroi se çdo shenjë korrespondon me një element. Bëhet fjalë për shenjat Virgjëreshën, Binjakët, Peshqit dhe Shigjetari.
@whydontyoubitchaboutit Virgo—y’all okay!!??? #serialkiller #serialkillers #zodiac #zodiacsigns #zodiacsign #astrology #astrologytok #astrologytiktok #gemini #sagittarius #virgo #pisces ♬ Spooky, quiet, scary atmosphere piano songs – Skittlegirl Sound
“Për ata prej jush që nuk besojnë në astrologji, si mund të shpjegoni se ka vetëm katër shenja të përfshira në këtë listë të gjatë?”, tha përdoruesja duke shtuar se këto shenja përputhen edhe me elementet e zjarrit, ujit, ajrit dhe tokës.
“Pjesa tjetër më e çmendur është se ka një shenjë nga çdo element. Për shenjat e zjarrit, është Shigjetari, për shenjat e ajrit është Binjakët, për shenjat e ujit janë Peshqit dhe për shenjat e tokës është Virgjëresha.” /abcnews.al