Vrasësit që dalin nga burgu, vrasin përsëri? Avokati: Struktura e Posaçme heton raste me grup të strukturuar kriminal

schedule22:24 - 6 Qershor, 2024

schedule 22:24 - 6 Qershor, 2024

Avokati Edmond Petraj në një intervistë në emisionin “360 gradë” në ABC News, foli për ngjarjet kriminale, çfarë parashikon ligji, duke u ndalur edhe tek vrasësit me pagesë.

Gjatë kësaj interviste, ai shtoi se Struktura e Posaçmet heton vrasje kur kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminale.

Avokati Eduard Petraj: Struktura e Posaçme e heton vrasjen vetëm kur kemi një grup të strukturuar kriminal. Kur bëhet fjalë për vrasje jemi në një institucion tjetër. Ligji parashikon që kur kemi vrasje me dashje, në kushtet e vetëmbrojtjes…Ligji parashikon të gjitha mundësitë, por kemi edhe raste kur jemi tek vrasja në rrethana cilësuese ose vrasje e mbetur në tentative që është shumë e rëndë.

Vrasjet me pagesë;

Avokati, Edmond Petraj: Vrasësi me pagesë duhet të faktohet që kemi vrasës me pagesë. Në eksperiencën time Gjykata e Lartë asnjë nga personat që ka kryer vrasje nuk e ka kthyer dosjen për ta rishqyrtuar. Gjykata e Lartë nuk gjykon themelin e ka bërë apo jo vrasjen, por shkeljen.

Gazetari, Dritan Laci: Nuk është e thënë që drejtësia e re të jetë e përjashtuar nga influenca, sidomos nga politika.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!