Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasësi i të moshuarve, në gjykatë/ Thoma Mastora hesht në gjykatë. Avokati: Nuk ka prova

schedule15:43 - 8 Maj, 2024

schedule 15:43 - 8 Maj, 2024

Me pranga në duar e shpinën kërrusur Thoma Mastora u paraqit në gjykatën e Gjirokastër pasditen e të mërkurës.

Në përballjen e parë me drejtësinë, autori i dyshuar i vrasjes së dy të moshuarve në fshatin Bodrishtë të Dropullit u braktis nga familjarët.

Gjatë seancës që u zhvillua me dyer të mbyllura, 69-vjeçari heshti duke mos thënë asnjë fjalë për akuzën e rëndë që është ngritur ndaj tij “vrasje në rrethana të cilësuara”.

Pavarësisht kërkesës së avokatit për një masë më të lehtë sigurie, gjykata vendosi ta lërë pas hekurave Thoma Mastorën deri në përfundim të hetimeve.

Avokati i caktuar kryesisht nga gjykata, Jorgo Kasapi tha në përfundim të seancës së nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se 69-vjeçari ka dhunuar për vdekje Kleoniqi dhe Kosta Ilia në shtëpinë e tyre në Bodrishtë.

Thoma Mastora u vu në pranga në 5 maj me dyshimin se ka vrarë bashkëfshatarët e tij. Para oficerëve të policisë 69 vjeçari deklaroi se nuk e ka kryer ai krimin ndërsa familjarët e tij kanë dëshmuar se me çiftin e të moshuarve Ilia nuk kanë pasur konflikte.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!