Vrasësi i Nikulajt vjen për vitin e ri/ Ruben Saraiva ekstradohet nga Maroku në 31 dhjetor

schedule12:37 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 12:37 - 29 Dhjetor, 2023

Ruben Saraiva i dyshuar si autori që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në  Shëngjin të Lezhës më 19 prill, pritet që brenda këtij viti të esktradohet në Shqipëri.

Një grup agjentësh shqiptarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë por edhe ekspertë të Interpol Tirana, ndodhen prej dy ditësh në Rabat të Marokut për të finalizuar edhe procedurat e ekstradimit të Ruben Saraivës, I cili u arrestua më 8 Maj të këtij viti në këtë shtet.

Vetëm pak ditë më parë autoritet marokene pas ndërhyrjes së Interpol, ranë dakort për esktradimin e 28-vjeçarit portugez, ndërsa tashmë pritet vetëm firmosja e dokumenteve. AbcNeës mëson se data më e mundshme për të finalizuar ekstradimin është, të dielën me 31 dhjetor.

Për shkak se Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Marokun, do të ndiqet e njëjta procedurë, që u bë për ekstradimin e një tjetër të shumë kërkuari, Behar Bajrit nga Franca.

Mbërritja e Ruben Saraivës në Shqipëri, për Prokurorinë e Lezhës shihet me interes të madh për shkak se pritet të hidhet dritë mbi organizimin e vrasjes së Ardian Nikulajt.

Gjykata e Lezhës, me vendimin të datës 26 prill të këtij viti, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për Ruben Saraivën I cili dyshohet si ekzekutori, për Edmond Haxhia, në rolin e porositësit por edhe për britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson, të cilët rezultojnë në rolin e vëzhguesëve ditën e ngjarjes. Këta persona tashmë të arrestuar në Britaninë e Madhe, dyshohen për veprën penale, “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Ekzekutimi I Nikulajt, pasoi dy vrasje të tjera, ngjarje këto ende pa autor, ku në korrik të këtij viti u vra Nikolin Lekstakaj, ndërsa më 4 dhjetor u ekzekutua Etjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj.

Pista kryesore ku janë fokusuar hetimet për këtë ngjarje është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku gjithcka nisi në vitin në vitin 1996, pas ekzekutimit të vëllait të Ardian Nikulajt, për pagesën në një pikë karburanti.

Ndërkohë Abc News mëson se edhe për të shumëkërkuarin Dritan Rexhepi që u arrestua disa javë më parë në Stamboll, pala shqiptare është drejt finalizimit të procedurave për ta ekstraduar.

/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!