Martin Bryant, autori i 35 vrasjeve në Port Arthur, në Tasmanian të Australisë, ka nxjerrë në shitje trupin e tij. Sipas “Daily Mail”, ai është i gatshëm që të bëjë gjithccka qoftë edhe vetëm për një çokollatë.
Në vitin 1996, Bryant vrau 35 persona dhe plagosi 23 të tjerë. Veprimet e tij shtyn kryeministrin John Hoëard të rishikojë ligjet e Australisë për armët, në një moment të rëndësishëm në historinë e kombit, por duket se fama e tij nuk u bën përshtypje të burgosurve të tjerë.
Në vend të kësaj, 53-vjeçari është përshkruar nga një ish-anëtar i stafit të burgut si një ‘foshnjë e madhe’ që rrallë flet dhe me të cilin tallen të burgosurit.
63-vjeçari tha se Bryant, i cili ishte 28-vjeç kur hapi zjarr në Port Arthur, tani është mbipeshë dhe i kalon ditët i mbyllur në një qeli të sigurisë së lartë. l.k/abcnews.al