Vranësira dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për sot

schedule08:18 - 18 Prill, 2023

schedule 08:18 - 18 Prill, 2023

Shqipëria

Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme prezente në të gjithë vendin tonë duke bërë që të kemi mbizotërim të motit të vranët dhe do të ketë prezencë të lartë të lagështirës në ajër në të gjithë territorin. Parashikohet që herë pas herë vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke gjeneruar reshje të pakat shiu, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore gjatë pjesës së dytë të ditës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 20°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë pjesërisht Europën Jugore do të sjellin reshje shiu në rajonin e Ballkanit, ku herë pas here do të jenë në formë rrebeshi të shoqëruara me mini stuhi ere. Po ashtu me vranësira dhe reshje të pakta mbeten pjesërisht gadishulli Apenin. Ndërsa Europa Veriore dhe Lindore do të jenë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Gjithashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta do të jenë Qëndra dhe Jugperëndimi i kontinenti, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në gadishullin Iberik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!