Si pasojë e kalimit të një ftonti të ngrohtë atmosferik nga Jugperëndimi i Europës drejt Ballkanit, ka sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të vranësirave, të cilat herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu, më të theksuara në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit ndërsa jugu paraqiten vetëm me momente me pika shiu.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore 3°C deri në 20°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë kryesisht mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës paraqitet përgjatë gjithë 24-orëshit nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore në zona të thella malore. Pritet që intervalet me kthjellime më të dukshme të jenë në zonat Veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat dhe shirat të përfshijnë të gjithë republikën e Kosovës por sasia e tyre do të jetë e pakët. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë C vlera më e ulët deri në 15 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era do të paraqitet mesatare dhe hera herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi permanent jugor.
Maqedonia e Veriut
Masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore – jugperëndimore të MV duke rrezikuar reshje shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zona të thella malore. Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të MV, ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri mëngjesin e së dielës. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit por konstante ruan vlerat mesdita duke u luhatur nga 4°C minimalja deri në 15°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë 24 orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor.
Evropa
Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të paraqiten gadishulli Iberik si edhe brigjet e detit të zi, ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit europian do të dominohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat dhe reshjet do të jenë prezente. Konkretisht ishujt Britanikë, Evropa qendrore si edhe gadishulli i Ballkanit do të dominohen nga rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere ku problematike situata do të jetë në Holandë, Belgjikë, Gjermani si edhe Ballkanin Verior. Për sa i përket gadishullit të Skandinavisë si edhe vendet e Evropës Lindore do të mbizotërohen nga reshje të dendura dëbore si edhe ngrica të theksuara./abcnews.al