Vranësira dhe reshje shiu në disa pjesë të vendit, ky është parashikimi i motit për sot

schedule07:34 - 13 Nëntor, 2022

schedule 07:34 - 13 Nëntor, 2022

Ditën e diel moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi.

Reshje shiu deri në orët e mëngjes në jug dhe qendër të vendit me intensitet mesatar ndërsa në veri me intensitet të ulët të karaktërit lokal. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët përgjatë zonave bregdetare të vendit.

Era nga verilindja –veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!