Vozaxhiu i fundit i Përmetit/ Mino: Dikur përdoreshin shumë për ruajtjen e bulmetit dhe pijeve

schedule20:19 - 27 Prill, 2024

schedule 20:19 - 27 Prill, 2024

Në vendin tonë është ndër të paktët që vijon të realizojë voze prej druri. Hikmet Mino, nga Këlcyra rrëfen se këtë zanat e ushtron që prej moshës 14 vjeçare.

Në vitet e para pati ndihmën e mjeshtërve të zonës nga të cilët mësoi gjithë sekretet e punës.

Për të marrë më shumë njohuri rreth zanatit punoi për pak kohë edhe në Greqi.

Dikur ato ishin shumë të kërkuara dhe përdoreshin për të ruajtur bulmetin apo pije të ndryshme alkoolike por 73 vjeçari tregon se tradita e ruajtjes së prodhimeve në voze druri po humbet me kohen.

Vozat më cilësore dhe jetëgjata janë ato që krijohen nga druri i listit. Por për gjetjen e lëndës së parë Hikmeti thotë se po has shumë vështirësi.

Për një voze duhen të paktën 3 ditë punë. Zanatçinjtë sot janë shumë të paktën në numër dhe thuajse të gjitha punishteve të drurit iu është vënë kyçi.

Si për çdo zanat të vjetër edhe për realizimin e vozave të drurit të rinjtë qëndrojnë indiferentë dhe nuk shfaqin interes për ta njohur e mësuar.

Nuk është punë e lehtë thotë Hikmeti por të ardhurat janë të mira.

Të rinjtë që ende nuk e kanë një profesion, Hikmeti i këshillon të kthejnë sytë drejt zanateve, jo vetëm për të ruajtur traditën e trashëguar nga të parët por edhe për të pasur një punë me të ardhura të sigurta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!