Votuesit në Malin e Zi flasin për ABC News: Është koha të vijnë njerëz të rinj, duhet ndryshim

schedule11:48 - 11 Qershor, 2023

schedule 11:48 - 11 Qershor, 2023

Prej më shumë se 4 orësh ka nisur votimi i qytetarëve të Malit të Zi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku raporton se pjesëmarrja është e ulët në krahasim me zgjedhjet presidenciale, pra me raundin e parë dhe të dytë.

LEXO EDHE: Zgjedhjet në Malin e Zi/ ABC News në Podgoricë: Si paraqitet situata në qendrat e votimit, kjo është partia favorite

Ajo ndodhet në një qendër votimi në Podgoricë, ku ka intervistuar edhe disa qytetarë, të cilët ndajnë të njëjtin mendim. Sipas tyre, pjesëmarrja në votime është shumë e vogël.

Pjesëmarrja e votuesve është shumë më e vogël se në zgjedhjet e mëpërparshme. Nuk e di arsyen, mund të pyesni votuesin”, tha një qytetar për ABC News.

Ndërsa, një tjetër, shpreson që me këto zgjedhje të vijë dhe ndryshimi i gjeneratës në Malin e Zi. Sipas tij, është koha të vijnë njerëz të rinj.

Nuk mund të them se për kë, por pres që të vijë ndryshimi i gjeneratës në Malin e Zi, të vijnë njerëz të rinj. Kjo është koha e fundit. Mendoj që do të fitojnë ata njerëz që me të vërtetë me shpirt dhe me zemër do të bëjnë një të ardhme të mirë dhe të sigurtë për Malin e Zi”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!