Analisti dhe gazetari Mero Baze ka komentuar qëndrimin që ka mbajtur Greqia ndaj arrestimit të kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Baze në fjalën e tij është shprehur se më i dëmtuari në këtë është vetë Beleri dhe koalicioni Bashkë Fitojmë dhe jo I palës greke.
Ndër të tjera ai ka thënë se të gjithë e cilësojnë si dhunë shtetërore ndërsa Athina e klasifiko si dhunë etnike, pasi kështu i intereso që ta cilësojë kryeministrit aktual në Greqi, Mitsotakis për fushatën e tij elektorale.
“Mbivendosja e retorikës së kryeministrit ndaj kandidatit të Himarës krijon një perceptim të dhunës shtetërore në Athinë por Athina i ka mekanizmat e duhur dhe mund të hetojë e informohet. Beleri është kandidat i Bashkë Fitojmë dhe Dules dhe nuk kemi të bëjmë me një kandidat të përfaqësisë greke në vendin tonë.
Të gjithë përpiqen që ta cilësojnë si dhunë shtetërore, Athina e cilëson dhunë etnike që nuk ka shumë lidhje. E vërteta reale është se ka pasur dy nivele tonësh, i pari i ashpër dhe më pas i drejtoheshin kryeministrit Rama se nëse nuk ka prova duhet që ta mendonte mirë.
Rama nuk tërhiqet nga beteja e Belerit si kandidat i Agimit të Artë në Shqipëri, pasi nuk ishte ai që e nxori Belerin të blente vota, por shikoj faktorët politikë grek që janë në Amerikë që e konsideruan si një çështje që duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë”, ka thënë Baze.
Gazetari në fjalën e tij ka theksuar se gjatë qëndrimit të tij në Himarë ka parë vendosmërinë e mbështetësve të Belerit për ta votuar.
Gjithashtu Baze në fjalën e tij ka theksuar se politika greke është e prirur që në raste të tilla kur bëhet fjalë për çështje etnike.
“Nuk i dihet, sipas asaj që unë kam parë në Himarë, votuesit e Belerit ishin shumë të vendosur për ta votuar. Ne duhet të jemi realist se politika e re greke nuk është më si ajo e vjetra, por duhet që ta kemi parasysh se politika greke i përdor ngjarjet me karakter etnik. Në reagimin e tij kuptohet se ka një përdorim për karakter elektoral. Unë mendoj se nuk ishte një ngjarje aq e rëndë dhe mund të ndiqej edhe në gjendje të lirë”, ka thënë ai./abcnews.al