“Person i propozuar nga non-grata”, Bardhi-mazhorancës: Jeni të pafytyrë, thatë që do rrëzoni dokumentet me firmën e Berishës

schedule11:43 - 27 Maj, 2022

schedule 11:43 - 27 Maj, 2022

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja në Komisionin e Ligjeve, ku është diskutuar përzgjedhja e kandidaturave të paraqitura për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Gazetarja e Abc.news, Erneta Shevroja bën me dije se deputetet e PS-së në Komisionin e Ligjeve, votuan kandidatin Simon Mirakaj, për  anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit.

Kandidati kalon në Parlament për votim. PS me parë ka deklaruar se nuk voton asnjë dokument ku është firma e Berishës.

Kandidatura e Simon Mirakës, propozuar edhe me firmën e Sali Berishës, ka shkaktuar debat në Komision.

Gazment Bardhi ju drejtua me tone të ashpra deputetëve socialistë në Komision.

Bardhi: Jeni dhe të pafytyrë. Keni thënë që nuk pranoni asnjë nga “non grata”, dhe keni votuar një kandidat të propozuar nga Berisha, “non grata.” Vini këtu dhe thoni duam të bashkëpunojmë me opozitën. Nuk mund të jetë vota juaj edhe mbështetja e “non gratave” që përcakton përbërjen e institucioneve publike. Dilni dhe shpjegoni shqiptarëve se pse i mashtroni, thoni që nuk votojmë me firmat e “non gratave” dhe shkoni ngrini dorën resht. E dini pse? Se nuk lexoni, vetëm merrni urdhra, ju kanë thënë do votoni 1,2,3 dhe ngrini dorën pa lexuar. Ja ku e keni me firmë këtu. Keni 6 muaj që betoheni, çdo dokument që vjen me firmën e “non gratave”, rrëzohet. Kur ju intereson ju për të kapur institucionet ngrini dorën resht, ulni dhe kokën dhe pastaj i fusni e një buzëqeshje sepse nuk keni çfarë thoni.

Klotilda Bushka: Lërini patetizmat , kandidati ka mbështetjen e firmave dhe të grupit tuaj. Ta kishit verifikuar këtë përpara se të vinit këtu./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!