Votuan Partinë Socialiste? Detaji që ngriti dyshime për zgjedhjen e Xhensilës dhe Besit

schedule12:01 - 25 Prill, 2021

schedule 12:01 - 25 Prill, 2021

Pesë orë pasi ka nisur procesi i votimit, ka qenë çifti i njohur Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku që janë paraqitur në kutitë e votimit.

Ata kanë hedhur votën e tyre dhe nuk kanë nguruar ta ndajnë atë në rrjetet sociale.

Ka qenë Xhensila, ajo e cila ka publikuar në Instastory një foto të duarve të tyre, ku vihet re shenja e votimit në gisht.

Këngëtarja e ka shoqëruar postimin me një trëndafil të kuq, simboli i Partisë Socialiste, duke vënë në dyshim fansat, të cilët mendonin se çifti voton LSI, për shkak të miqësisë me presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Më pas, Xhensila ka postuar edhe një foto tjetër, në të cilën dyshja shfaqen nga makina të qeshur. Në këtë mënyrë kanë përcjellë edhe mesazhin te shqiptarët, që nuk duhet të ngurojnë të shkojnë të votojnë. l.k/abcnews.al