“Votoni ndryshimin”, Rama “përkthen” deklaratën e ambasadores amerikane

schedule23:21 - 16 Prill, 2021

schedule 23:21 - 16 Prill, 2021

Pak ditë më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim u bëri thirrje shqiptarëve, që nëse u ka ardhur në majë të hundës korrupsioni, të votojnë për ndryshimin. Shumë nënkuptuan se kjo ishte një thirrje për të votuar koalicionin opozitar, por diplomatja sqaroi disa herë më pas se SHBA nuk mban asnjë anë politike. Por si e komenton Edi Rama këtë deklaratë të SHBA-së?

Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës. Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim” tha ai te Vizion plus. / Abcnews.al