Edi Rama u rikthye në Korçë me një kërkim falje ndaj qytetarëve për vëmendjen që i dha Ilir Vrenozit, edhe pse siç thotë ai, kjo nxori në pah edhe portretin e vërtetë të Partisë Demokratike.
“Dua të kërkoj një ndjesë për të gjithë ju qytetarët e Korçës që e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar dhe pastaj u fry dhe u bë një shfaqje porno-politike në pallatin e sportit dhe besoj unë, se këneta i dha në qarkun e Korçës të gjithëve një arsye të fortë se pse nuk duhet votuar më 11 maj, kurrë!”, tha Rama.
Rama ironizoi edhe lobimin prej 6 milionë dollarësh të Partisë Demokratike dhe SHBA dhe përpjekjet pa rezultat te Sali Berishës për të hequr non graten.
“Po ky pse nuk e hoqi non gratën? Për të hequr atë damkën në ballë nxori 6 milionë dollar. 7 herë 7 vajtën 6 milionë. Nga i nxori, ku i gjeti? Këto janë probleme të mëdha që flasin për një njeri të pashpresë, të dëshpëruar.”, u shpreh Rama.
Një arsye me shume thotë Rama qe ne 11 maj, jo vetem Korça por e gjithë Shqipëria, te zgjedhin pasaportën europiane me të gjitha përfitimet që ajo sjell.
“Nuk është një votë e thjeshtë, për shumicë apo pakicë se kush janë, por ka brenda vendimin historik. Sepse për herë të parë, që kurse ra muri i izolimit, Europa na ka hapur derën dhe ne jemi të pragu gati për ta kapërcyer. Ajo derë nuk ka qenë asnjëherë e hapur, ajo ka qenë shtëpi e të pasurve që s’rri hapur gjithmonë, e të varfërve po rri e hapur gjithmonë.”, theksoi Rama.
/abcnews.al/

