“Votuam si një familje e kompletuar”, Meta: Ditë e madhe, merr fund monizmi absolut

schedule10:47 - 14 Maj, 2023

schedule 10:47 - 14 Maj, 2023

Kryetari i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, njëkohësisht edhe i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i shoqëruar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi dhe fëmijëtka votuar në kopshtin numër 31 në rrugën ‘Pjetër Bogdani’ në zonën e ish-bllokut.

Në këto zgjedhje kandidati i forcës që Meta përfaqëson për kryetar bashkie në Tiranë është Belind Këlliçi.

Në fjalën e tij Meta është shprehur se sot është një ditë e madhe pasi të gjithë qytetarët me pjesëmarrjen e tyre në votime do të bëjnë të mundur dhënien fund të këtij regjimi.

“Ishte një kënaqësie e madhe që votova sot si një familje e kompletuar pasi për herë të parë votoi dhe Era. Kam një lutje për qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë, pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje. Gjëja më e rëndësishme dhe e drejta që ka një qytetar është vota, themeli i lirisë dhe i dinjitetit. Ushtrojeni këtë të drejtë përmes pjesëmarrjes, për tu bërë pjesë e ndryshimit për tu kërkuar llogari të gjithëve. Ditë e madhe për të gjithë merr fund monizmi absolut”, tha ai./abcnews.al