Ish-kryetari i Partisë Demokratike, pas votës së tij për shkarkimin e Lulzim Bashës, ka dhënë detaje dhe pse ka zgjedhur që të votojë në një bar ngjitur me Ambasadën Amerikane.
Berisha tha se Basha ka thirrur anti-Kuvend dhe e ka mbushur me nxënës dhe me ish-kryetarë të PS-së që kanë marrë nga dy mandate në krye të bashkive.
“Për asnjë vend të lirë të botës aq më tepër për SHBA vendin e madh të lirisë vota e lirë është e mirëpritur. Aq sa Amerika është provokim për Berishën është edhe votimi im në “bar Amerika”. Nga ky bar i vogël këtu u dërgohet një mesazh mbarë forcave konsorvatore në Evropë dhe kudo, se këtu anëtarësia ka vendosur dhe po ushtron votën e lirë, që u mor peng dhe pësoi metamorfozën që nuk e gjen gjetiu atë të “bravës”.
Anti-Kuvendet e thirrur nga Basha të mbushur me nxënës mos i ngatërroni, ju e patë shfaqjen e shëmtuar, nëse Basha përsoi metamorfozën e “bravës”, Rama u transformua që të maskohej si avokat o tij. Shqiptarët janë të zgjuar që ta kuptojnë, por e vërteta është se po dridhen themelet e narkoshtetit. Për këtë është thirrur një protestë”, ka thënë Berisha.e.su./abcnews.al